Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Jobi

 

Kapitulli 23

 

 

1.

 

Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:

        
 
 

2.

 

"Edhe sot vajtimi im ėshtė i dhimbshėm; dora ime ėshtė e dobėt pėr shkak tė rėnkimit tim.

        
 
 

3.

 

Ah, sikur tė dija ku ta gjeja, qė tė mund tė arrija deri nė fronin e tij!

        
 
 

4.

 

Do ta parashtroja ēėshtjen time para tij, do ta mbushja gojėn time me argumente.

        
 
 

5.

 

Do tė dija fjalėt me tė cilat do tė mė pėrgjigjej, dhe do tė kuptoja atė qė kishte pėr tė mė thėnė.

        
 
 

6.

 

A do tė mė kundėrshtonte me forcė tė madhe? Jo, pėrkundrazi do tė mė kushtonte vėmendje.

        
 
 

7.

 

Atje njeriu i drejtė do tė mund tė diskutonte me tė, kėshtu gjyqtari im do tė mė shpallte tė pafajshėm pėrjetė.

        
 
 

8.

 

Ja, po shkoj nė lindje, por aty nuk ėshtė; nė perėndim, por nuk e shoh;

        
 
 

9.

 

vepron nė veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

        
 
 

10.

 

Por ai e njeh rrugėn qė unė kam marrė; sikur tė mė provonte, do tė dilja si ari.

        
 
 

11.

 

Kėmba ime ka ndjekur me pėrpikmėri gjurmėt e tij, i jam pėrmbajtur rrugės sė tij pa devijuar;

        
 
 

12.

 

nuk jam larguar nga urdhėrimet e buzėve tė tij, pėrfitova shumė nga fjalėt qė kanė dalė prej gojės sė tij mė tepėr se nga racioni tim i ushqimit.

        
 
 

13.

 

Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojė? Atė qė do, ai e bėn,

        
 
 

14.

 

kėshtu ai do tė realizojė plotėsisht atė qė ka dekretuar kundėr meje, dhe plane tė tilla ka mjaft tė tjera.

        
 
 

15.

 

Prandaj nė prani tė tij e ndjej veten tė tmerruar; kur e mendoj kėtė, ia kam frikėn atij.

        
 
 

16.

 

Perėndia ma ligėshton zemrėn, i Plotfuqishmi mė tmerron.

        
 
 

17.

 

Sepse nuk u asgjėsova pėrpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

        
 
 

Jobi 24

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com

 


 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

 

 

Other Items are Available At These Sites: