Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Hebrenjve

 

Kapitulli 1

 

 

1.

 

sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.

        
 
 

2.

 

Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta,

        
 
 

3.

 

edhe u bė aq mė i lartė nga engjėjt, sa mė tė madhėrueshėm se ata ėshtė emri qė ai e trashėgoi.

        
 
 

4.

 

Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ``Ti je Biri im, sot mė je lindur``? Edhe pėrsėri: ``Unė do t`i jem Atė, dhe ai do tė mė jetė Bir``?

        
 
 

5.

 

Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ``Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė``.

        
 
 

6.

 

Kurse pėr engjėjt thotė: ``Engjėjt e vet ai i bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė zjarri``;

        
 
 

7.

 

ndėrsa pėr tė Birin thotė: ``Froni yt, o Perėndi ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr drejtėsie.

        
 
 

8.

 

E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer paudhėsinė; prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė vajosi me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e tu``.

        
 
 

9.

 

Edhe: ``Ti, o Perėndi, nė krye themelove tokėn dhe qiejt janė vepėr e duarve tė tu.

        
 
 

10.

 

Ata do tė prishen, por ti mbetesh; edhe tė gjithė do tė vjetrohen si rrobė,

        
 
 

11.

 

dhe ti do t`i mbėshtjellėsh si njė mantel edhe do tė ndėrrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do tė shteren kurrė``.

        
 
 

12.

 

Dhe cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ``Rri nė tė djathtėn time, gjersa t`i vė armiqtė e tu shtroje tė kėmbėve tė tua``?

        
 
 

13.

 

A nuk janė ata tė gjithė frymėra shėrbenjės, qė dėrgohen pėr tė shėrbyer pėr tė mirėn e atyre qė kanė pėr tė trashėguar shpėtimin?

        
 
 

14.

 

Prandaj ne duhet t`u pėrmbahemi mė shumė atyre qė dėgjuam, se mos shkasim ndonjė herė nga ruga.

        
 
 

Hebrenjve 2

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com